
Fidani dhe Rita vazhdojnë të jenë mjaftë prezent në llogaritë e tyre.
Sot çifti kanë arsye për të festuar, pasi Fidani ka ditëlindjen, shkruan “Kosovarja”.
E për këtë arsye Rita ka thur vargjet më të bukura dhe të ndjera për bashkëshortin e saj.
Postimi i plotë:
E Jotja
Toka përfundon rrethin e saj dhe disi ne jemi ende brenda tij, të pandryshuar, por gjithmonë në ndryshim. Çfarë mrekullie, të jemi sërish këtu së bashku –me endërra dhe dëshira per te qenë bashk dhe një ditë më shumë.
Jeta eshte gjithmonë në ndryshim dhe ne, të njejtë për njëri tjetrin , çfarë tjetër është dashuria e vërtetë, nëse jo kjo.
Një rrotullim tjetër i Tokës po ndodhë ne këto momente, dhe ti ende ndriçon për mua më shumë se të gjitha yjet.
Asgjë nuk na është e sigurt. Jo kjo orë, jo frymëmarrja tjetër, jo mrekullia e brishtë e lidhjes dhe duart tona që shtrihen përtej distancës mes ditëve tona.
Ne i mbajmë këto orë si ujë që rrëshqet ndër gishta – kurrë të tonat për t’i mbajtur, por mjaftueshëm për të shuar etjen tonë per njërin tjetrin.
Quaje besim, ose marrëzi, që gjetëm një dashuri brenda këtij universi të pafund. Por ja ku je ti, dhe ja ku jam unë, dhe ende po rrotullohemi rreth të njëjtit diell – së bashku.
Nëse ka një dhuratë, është kjo: mënyra si ti vazhdon të jesh vendi ku unë kthehem – pa destinacion, pa fund. Dashuria ime do të jetë gjithmonë e jotja për ta mbajtur.
Urime ditelindjen
Leave a Reply