Vesa po e vuan ndarjen nga Mirlind Daku: Jam e thyer

Njëri nga çiftet më të komentuara në mediat rozë, tiktokerja Vesa Vllasaliu dhe futbollisti, Mirlind Daku duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Dyshja kanë larguar njëri tjetrin nga Instagrami, madje Vesa ka fshirë edhe simbolet që konfirmonin se ishin në lidhje.

E ndarjen duket se Vesa po e vuan më shumë, pasi në rrjetet sociale ajo ka publikuar disa video shumë domethënëse, ku përmes tyre iu ka treguar ndjekësve të saj se sa e trishtuar po ndihet.

Ende nuk dihet nëse kjo është një ndarje definitive apo vetëm një krizë mes dyshes pasi të dy ndjekin ende familjarët e njëri-tjetrit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*