
Gjesti dhe Egli Tako vazhdojnë të jenë ndër personazhet më të komentuar në botën e showbizit shqiptar. Çdo lëvizje e tyre në rrjetet sociale ngjall interes dhe spekulime, veçanërisht kur bëhet fjalë për raportin e tyre të dikurshëm.
Së fundmi, një detaj i vogël, një byzylyk i vënë re në postimin e Eglit, ka mjaftuar që rrjeti të rikthejë vëmendjen te çifti, duke ngritur sërish dyshime për një rikthim të mundshëm mes tyre, shkruan “Kosovarja”.
Për t’i shtuar më shumë zjarr zërave, Egli ka reaguar disa minuta më parë përmes një videoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram. Në pamje, ajo duket më e lumtur se kurrë, duke buzëqeshur dhe reflektuar qetësi.
Ndjekësit e kanë interpretuar këtë si një pohim indirekt, një mënyrë e heshtur për të konfirmuar se mes saj dhe Gjestit mund të ketë sërish diçka.
Sa ka të vërtetë në këto aludime? Kjo mbetet të shihet…
Leave a Reply