Kështu surprizohet Gerta e BBVK për ditëlindje nga bashkëshorti dhe djemtë e saj

Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’ Gerta Gixhari sot feston ditëlindjen.

Sapo ora shënoi mesnatën, moderatorja është surprizuar nga bashkëshorti dhe dy djemtë e saj, të cilët kishin organizuar një darkë të veçantë në një nga restorantet elegante në Francë, shkruan “Kosovarja”.

Gerta ka ndarë disa pamje të momentit në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet atmosfera e ngrohtë familjare, buzëqeshjet dhe momenti emocionues kur ajo surprizohet me këngën e ditëlindjes.

Një festë e thjeshtë, por plot dashuri, që reflekton lidhjen e ngushtë mes saj dhe familjes.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*