Pushimet e veçanta të Drenushës me djalë në Greqi

Pas muajve të mbushur me emocione dhe sfida në shtëpinë më të famshme të Kosovës, gjysmëfinalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha Latifi, ka zgjedhur të marrë një pauzë të merituar për të pushuar dhe për të kaluar kohë cilësore me familjen.

Destinacioni i saj është Néa Skióni, një vend bregdetar piktoresk në rajonin e Selanikut, i njohur për plazhet me rërë të artë dhe ujërat kristal të Egjeut.

Në rrugët e ngushta dhe atmosferën tipike mesdhetare, Drenusha ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë: ajo ecën dorë për dore me djalin e saj, teksa të dy shkëmbejnë buzëqeshje plot dashuri.

Fotografinë e ka shoqëruar me një mbishkrim plot humor e përzemërsi: “Me këtë dashnorin tem”, një mënyrë e ëmbël për të treguar lidhjen e fortë që ka me të birin.

Pushime të mbara! /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*