Çfarë i ndodhi? Morena Taraku përfundon në spital, si paraqitet gjendja e saj (FOTO)

Këngëtarja e njohur Morena Taraku ka ndarë një foto shqetësuese në Instagram, duke treguar dorën e saj të lidhur me një infuzion në spital.

Në imazhin e publikuar, ajo shfaqet e shtrirë, ndërsa një staf mjekësor është i pranishëm në sfond.

Për momentin, nuk ka detaje të plota mbi shkakun e shtrimit të saj në spital, por kjo situatë ka shkaktuar shqetësim tek fansat e saj.

Morena, e njohur për hitet e saj dhe stilin e veshjes, ka pasur gjithmonë një lidhje të ngushtë me ndjekësit e saj, pasi ndan herë pas here pamje nga përditshmëria e saj.

FOTO

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*