A e vutë re tensionin mes Ledionit dhe Brikenës?

Mbrëmja e djeshme shënoi fundin e rrugëtimit për Brikenën në “Big Brother VIP Albania”, e cila u eliminua vetëm një hap larg finales së madhe.

Pas daljes nga shtëpia, ajo u prit në studio me brohoritje, duartrokitje të ngrohta dhe buzëqeshje nga publiku, opinionistët Arbër dhe Monika, si dhe nga moderatori Ledion Liço.

Por, përtej eliminimit dhe analizës së lojës, një detaj tjetër ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjet gjatë qëndrimit të saj në studio.

Teksa Brikena ndodhej e ulur përballë Ledionit, u vu re një “tension” dhe një shkëmbim i gjatë shikimesh mes saj dhe Ledionit.

Siç shihet edhe nga pamjet, moderatori nuk ia ka hequr sytë ish-banores, duke e shoqëruar me një buzëqeshje të ngrohtë, veçanërisht gjatë momentit të bukur kur asaj po i këndohej kënga e ditëlindjes nga e gjithë studioja.

Pas disa sekondash heshtje dhe shkëmbimesh shikimi mes tyre, situata u thye me një dialog të shkurtër:

Ledioni: “Hë?”
Brikena: “Kam shumë emocione në këto momente Ledion.”
Ledioni: “E di, kujt i thua, mua më thua?”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*