Dinamikat dhe debatet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” po bëhen gjithnjë e më të ashpra, duke prekur shpesh edhe jetën personale të banorëve jashtë formatit.
Një nga përplasjet më të forta dhe të vazhdueshme mbetet ajo mes Mirit dhe Mateos, e cila së fundmi ka marrë një rrjedhë mjaft delikate.
Gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi, Mateo e ka akuzuar vazhdimisht Mirin se ka krijuar një pëlqim dhe ndjenja të vërteta për Selinën, duke e vendosur shpesh në qendër të sulmeve dhe interpretimeve për këtë raport.
Këto deklarata të përsëritura duket se e kanë rënduar psikologjikisht Mirin, i cili i trembet gjithnjë e më shumë ndikimit që kjo situatë po jep te bashkëshortja dhe familja e tij jashtë.
Në një debat të nxehtë të zhvilluar së fundmi, Miri nuk ka duruar më dhe ka shpërthyer ndaj Mateos, duke i lënë atij përgjegjësinë për çdo dëm familjar që mund t’i vijë si pasojë e fjalëve të tij.
Me një ton mjaft kërcënues, ai ka lënë të nënkuptohet se i druhet një krisjeje të rëndë apo edhe një divorci të mundshëm sapo të lërë shtëpinë.
“Unë s’e di si është jashtë, nëqoftëse familja ime ka pasoja nga ato gjëra që ke thënë ti, ti ke për të parë jashtë kur të dalim, nëse unë do të kem pasoja nga ajo që interpreton ti.”
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i familjes së tij jashtë dhe si do të menaxhohet ky presion i jashtëzakonshëm në ditët në vijim.

Leave a Reply