“Zarf i zi”/ Përplasje mes Mirit dhe Mateos në BBVA

Spektakli i mbrëmshëm ka lënë pas tensione të forta brenda shtëpisë, ku protagonistë absolutë të orëve të fundit janë bërë Miri dhe Mateo.

Pas përfundimit të Prime-t, një debat i ashpër mes të dyve ka kaluar limitet e lojës nga ana e Mirit, duke bërë që rrjeti të ziejë nga reagimet dhe kërkesat e shumta për masa ekstreme nga produksioni.

Gjatë përplasjes ballë për ballë, Miri ka kaluar në kërcënime të drejtpërdrejta ndaj Mateos, duke i thënë se do të takohen jashtë.

Kur ky i fundit e pyeti hapur nëse kjo që po thoshte ishte një kërcënim, Miri e pohoi pa hezitim, duke shkuar edhe më tej me fjalor të rëndë që përfshinte edhe familjarët.

“Jo ty, por kush të ka bërë ty dhe gjithë Shqipërinë.” “Do takohemi jashtë!”

Kjo video e përplasjes ka bërë menjëherë xhiron e të gjitha rrjeteve sociale, duke ngjallur një indinjatë të madhe te ndjekësit e formatit.

Komentues të shumtë po kërkojnë me ngulm një “Zarf të Zi” për Mirin, pasi e konsiderojnë këtë gjuhë presioni dhe ofendimi familjar krejtësisht të papranueshme për t’u toleruar.

Këtyre reagimeve të ashpra të publikut u është bashkuar edhe komentuesi i njohur i formateve reality, Pleurat Menaxheri.

Përmes një videoje të publikuar në llogarinë e tij në TikTok, ai ka theksuar se kjo situatë ka kaluar çdo rregull të bashkëjetesës dhe ka kërkuar publikisht që të merret menjëherë një “Zarf i Zi” për të ndëshkuar gjuhën e përdorur.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*