Gjatë mbrëmjes së djeshme në prime-in e spektaklit “Big Brother Vip”, u regjistrua një përplasje e fortë verbale mes opinionistes Monika Kryemadhi dhe banores Selin.
Debati erdhi pas ndërhyrjeve të shpeshta dhe pa radhë të kësaj të fundit gjatë diskutimeve në studio.
“Kam dy gjëra për të thënë se na keni çarë tr*pin!”, tha Kryemadhi kur po replikonte ndaj Selin.
Sipas asaj që u transmetua, Kryemadhi reagoi ndaj ndërhyrjeve të Selinit duke i rikujtuar një moment të mëparshëm nga spektakli, konkretisht një test inteligjence ku banorja rezultoi pa sukses.
“Shko mëso sa vite ka një shekull”, u shpreh Kryemadhi. Kjo deklaratë, nxiti tension në studio dhe shkëmbim replikash mes palëve.

Leave a Reply