Situata brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” po merr përmasa të reja, pasi tensionet nuk janë më vetëm mes banorëve, por kanë prekur drejtpërdrejt edhe vetë produksionin e programit.
Së fundmi, ka qenë Mateo ai që ka lëshuar deklarata mjaft të forta, një lëvizje kjo që po komentohet gjerësisht në rrjet dhe që mund të rrezikojë seriozisht pozicionin e tij tani që finalja është aq pranë.
Në një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale, Mateo shihet teksa bisedon me Shëndritin dhe ndan hapur dyshimet e tij për një favorizim të mundshëm brenda lojës.
Duke theksuar se e gjithë vëmendja dhe aparaturat e shtëpisë janë të përqendruara qëllimisht vetëm te një person, ai ka drejtuar gishtin nga Miri si i përzgjedhuri i këtij edicioni.
“Zëri, mikrofoni, kamerat, drejt Mirit.” degjohet të akuzojë Mateo.
Kjo nuk është hera e parë që banorët ngrenë hije dyshimi mbi mënyrën se si po menaxhohet loja, por dalja kaq e hapur kundër produksionit përbën një rrezik të madh për rrugëtimin e tij.
Mbetet për t’u parë nëse ky moment do të trajtohet gjatë spektaklit të radhës dhe nëse Mateo do të përballet me pasoja apo me një paralajmërim zyrtar për këto akuza.

Leave a Reply