Rrjeti po zien! Akili nuk është larguar ‘ende’ nga Ferma VIP 3? Çfarë po fsheh produksioni?

Eliminimi i papritur i Akilit nga “Ferma VIP 3”, menjëherë pas sakrificës së tij për Gresën, la pa fjalë publikun dhe fermerët e tjerë.

Por, duket se drama rreth këtij televotimi nuk ka përfunduar me aq, pasi një detaj i ri po bën që rrjeti të ziejë nga aludimet dhe dyshimet se ai mund të mos jetë larguar përfundimisht nga gara.

Shkak për këtë valë teorish është bërë mungesa totale e aktivitetit të tij në rrjetet sociale.

Përpos atij reagimi të shkurtër dhe të menjëhershëm që dha në ambientet e jashtme sapo la fermën, janë bërë tashmë thuajse 24 orë që nuk ka asnjë shenjë publike nga ish-konkurrenti.

Kjo heshtje absolute është një lëvizje mjaft e pazakontë, duke marrë parasysh se banorët që lënë formatet e izolimit zakonisht rikthehen menjëherë në kontakt virtual me ndjekësit dhe mbështetësit e tyre.

Kjo “zhdukje” ka ngritur pikëpyetje të mëdha tek fansat, të cilët po dyshojnë se ai mund të jetë ende i izoluar në ndonjë ambient tjetër, në pritje të një rikthimi të mundshëm.

Tashmë sytë e të gjithëve janë përqendruar te prime-i i radhës, ku mbetet për t’u parë nëse e gjithë kjo situatë është thjesht një shkëputje e Akilit për qetësi personale, apo nëse produksioni ka rezervuar një surprizë të madhe që fshihet pas këtij largimi kaq të dyshimtë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*