Dasma e Mateos dhe Brikenës mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka ndezur debate edhe në rrjetet sociale.
Situatat dhe lojërat e krijuara gjatë ceremonisë kanë nxitur reagime nga personazhe të njohur, duke rikthyer në vëmendje dhe duke krahasuar dinamikat e këtij edicioni me ato të edicioneve të kaluara.
Shkas për këtë përplasje virtuale u bë një reagim i ish-banores Erjola Doçi në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ka kritikuar veprimet e banorit të BBVA 5, Mirit, gjatë lojës në dasmë, duke e zhvlerësuar si figurë. Në postimin e saj, Erjola shprehet e zhgënjyer:
“Sa kisha nisur të ndryshoja mendim mbi Mirin dhe ta shikoja si artist, mënyra se si ai është ‘Rogertizuar’ ma shpifi… Ky ishte momenti i dytë më i shëmtuar i tij në BBV. u tregove njeri i vogël. Bravo çiftit për sportivitetin.”
Kjo deklaratë nuk ka kaluar pa u vënë re nga G-bani, i cili ka shpërndarë postimin e Prive By Liberta Spahiut në Story, dhe i është kundërpërgjigjur indirekt Erjolës dhe opinionit publik përmes një postimi në Instastory. Ai ka ndarë në profilin e tij lajmin ku citohen fjalët e Erjolës, duke vënë në dukje atë që ai e konsideron si një standard të dyfishtë dhe hipokrizi në gjykimin që u bëhet banorëve nga jashtë.
Për të argumentuar qëndrimin e tij, Gbani ka tërhequr një paralele mes veprimeve të Mirit dhe të Gjestit. G-bani ka shtuar mbishkrimin e tij ironik:
“Kur prish Gjesti dasëm është lojtar. Kur luan Miri është njeri i vogël.” Me këtë koment, ai thekson se i njëjti veprim – prishja apo ndërhyrja në një dasmë brenda shtëpisë për efekte loje – u duartrokit dhe u konsiderua si gjenialitet për fituesin e vitit të kaluar, ndërsa sot e njëjta strategji po kryqëzohet dhe po gjykohet si “vogëlsi” kur bëhet fjalë për Mirin. /Prive By Liberta Spahiu/


Leave a Reply