Çfarë ndodhi mbrëmë mes Mirit dhe Arbër Hajdarit?

Dasma e Mateos dhe Brikenës mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP” nuk solli vetëm momente festive, por u kthye shpejt në një terren për aludime dhe pikëpyetje të reja nga ana e publikut.

Prania e dy opinionistëve, Arbër Hajdarit dhe Monika Kryemadhit, i dha një tjetër dimension mbrëmjes, por një detaj specifik ka tërhequr vëmendjen maksimale të ndjekësve.

Përmes pamjeve dhe postimeve që po qarkullojnë masivisht sot, publiku ka kapur një moment mjaft të dyshimtë mes Mirit dhe Arbër Hajdarit.

Siç dihet, dyshja ka pasur përplasje të forta dhe debate të ashpra që në nisje të këtij sezoni, duke i qëndruar gjithmonë llogoreve të kundërta. Megjithatë, mbrëmë situata duket se mori një tjetër rrjedhë, pikërisht atëherë kur mendonin se nuk ishin në fokusin e plotë.

Në postimin e shpërndarë gjerësisht nga fansat e programit, hidhen akuza të forta për mungesë transparence nga ana e produksionit. Sipas këtij pretendimi dhe pamjeve që po analizohen kornizë pas kornize:

Miri dhe Arbri kanë qëndruar në një cep të shtëpisë, të cilin kamerat nuk po e mbulonin plotësisht (një situatë e cilësuar nga fansat si “transparencë 0”).

Në një moment të caktuar, Arbri e ka marrë Mirin dhe janë larguar së bashku në një ambient tjetër, pa u kuptuar se ku shkuan dhe çfarë u diskutua mes tyre.

E vërteta pritet të zbulohet sot në mbrëmje gjatë Prime-t.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*