Përplasja në distancë mes dy formateve më të ndjekura të momentit dhe moderatorëve të tyre duket se po bëhet gjithnjë e më e hapur.
Pas disa thumbimeve dhe komenteve indirekte që Arbana Osmani ka bërë gjatë netëve të “Ferma VIP”, ka ardhur momenti i kundërpërgjigjes nga ana e Ledion Liços.
Në nisje të Prime-it të sotëm të “Big Brother VIP”, Ledioni ka zgjedhur ta hapë spektaklin me një shprehje mjaft domethënëse, e cila është marrë menjëherë nga publiku si një mesazh i drejtpërdrejtë për ish-moderatoren e këtij formati.
“A jemi ne nga ata njerëz që na ka ngecur sahati në të shkuarën dhe bëjmë sikur kemi ecur përpara por kokën e kemi mbrapa,” ishin fjalët e tij.
Kjo deklaratë, interpretohet si një “goditje” e qartë ndaj komenteve të Arbanës, pasi gjatë moderimit të Ferma Vip, në një situatë debati pa nivel mes banorëve, ajo iu drejtua ashpër me fjalët: “është tjetër emision ai”.
Përmes kësaj fjalie, Ledioni lë të kuptohet se pavarësisht se Arbana ka nisur një rrugëtim të ri televiziv, ajo vazhdon të mbajë vëmendjen e kthyer nga e shkuara e saj.

Leave a Reply