Habit ish banorja e BBVIP me deklaratën: “Kam 6 vite pa bërë…”

Shqipe Hysenaj, e njohur për natyrën e saj pa doreza dhe mjaft të drejtpërdrejtë, ka marrë vëmendjen me një deklaratë të fundit gjatë një interviste.

E ftuar në emisionin “Andale”, ish-banorja e “Për’puthen” nuk i ka shpëtuar një prej pyetjeve më “të nxehta” të mbrëmjes.

Teksa po zhvillohej një lojë sfidash, Shqipes i ra të lexonte pyetjen: “Sa kohë ke pa bërë seks?”.

Pasi e lexoi, reagimi i saj i parë ishte mjaft origjinal; ajo lëshoi letrën mbi tavolinë dhe mori menjëherë një spec djegës për ta kafshuar, si një mënyrë për t’i shpëtuar situatës.

Megjithatë, ajo që i la të gjithë pa fjalë në studio ishte reagimi i saj, ku vendosi të sqaronte gjithçka me një sinqeritet total.

Në vend që të jepte një përgjigje të thjeshtë, Shqipja bëri një krahasim që shkaktoi të qeshura dhe habi njëkohësisht.

“Unë kam 6 vite pa pirë kafe me një mashkull, imagjino… ajo tjetra nuk mendohet fare,” u shpreh ajo, duke lënë të habitur moderatorët.

Kjo deklaratë ka bërë xhiron e rrjetit, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin rreth jetës personale të Shqipes, e cila tregoi edhe një herë se nuk ka asnjë kompleks për të thënë të vërtetën e saj, sado e çuditshme të tingëllojë për publikun.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*