Zërat për një ndarje mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës kanë rifilluar.
Pas disa muajsh që nuk janë shfaqur bashkë në publik dhe kanë fshirë fotot e përbashkëta në Instagram, fansat dyshojnë për një krizë në marrëdhënien e tyre.
Çifti ka qenë së bashku për disa vite dhe kanë një djalë, Krid, por kohët e fundit nuk kanë ndarë momente familjare në rrjetet sociale. Në eventet e fundit në Tiranë, dyshja nuk është parë më së bashku.
Klea Huta kishte folur më parë për planet për të zgjeruar familjen, por tani asnjëri nuk ka komentuar mbi thashethemet.
Edhe pse çifti nuk ka konfirmuar ndonjë problem, veprimet e tyre në rrjetet sociale kanë ndezur dyshime mes publikut.
Fansat e tyre mbeten të vëmendshëm për çdo lëvizje, ndërsa historia e dashurisë së tyre vazhdon të tërheqë interes.

Leave a Reply