Rogerti i kthehet keq Mateos: Ti ke zhvatur shtetin shqiptar, gjobën…

Debatet e ashpra në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, nuk kanë fund as tani që reality show-t po i vjen fundi. Rogerti dhe Mateo kanë patur një përplasje të fortë sot për lojën e tyre brenda shtëpisë.

Por në një moment, Rogerti i përmendi Mateos një gjobë që ai vetë ka përmendur në shtëpi gjatë një bisede me të gjithë banorët.

Kur Mateo i tha atij se ‘është fatkeqësi që është shqiptar’, Rogerti iu drejtua duke i thënë: “Jam më shqiptar se ti se kam bërë më shumë se ti. Gjobën na e thuaj si e ke ngrënë nga shteti”.

Rogerti: Të vjen inat që jam shqiptar?

Mateo: Është turp me pas ti pasaportë shqiptare.

Rogerti: Jam më shqiptar se ti, se kam bërë më shumë se ti

Mateo: Ku? Në rrugët e Anglisë si endacak

Rogerti: Në rrugët e Anglisë, Australisë, Amerikës, gjithandej

Rogerti: Jam i kënaqur unë. Kam më forcë se ti unë

Rogerti: Luftoj për Shqipërinë unë, jo si ti që e zhvat.

Mateo: Është fatkeqësi që je shqiptar.

Rogerti: Gjobën na e thuaj që ke ngrënë nga shteti. Pse keni marrë gjobën e biznesit, a i keni paguar taksat? Ti je shqiptari që ke zhvatur shtetin shqiptar.

Mateo: Është fatkeqësi që ti flet shqip.

Rogerti: Unë vij dhe jap këtu turizmin tim. Gjobën e shtetit përgjigju shqiptarëve. Mos ndoshta nuk paguani taksat dhe zhvatni shtetin shqiptar.

Mateo: Mashkulli më i degjeneruar në Shqipëri po më prek në tela.

Rogerti: Shqiptarët të njohin se ti mund të jesh një kusar. Mos ke vjedhur Shqipërinë ti? Ti qenke hajdut shqiptar

Mateo: Paguaj lekët, taksat, siguracionet.

Rogerti: Ke ardhur me gjobë. Mos keni vjedhur ndonjë gaz.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*