“Nuk duroj më!” Mateo reagon pas refuzimit të Brikenës: Më injoron dhe më çon në limit

Situata mes Mateos dhe Brikenës në shtëpinë e “Big Brother VIP” duket se është përkeqësuar edhe më shumë, teksa mungesa e komunikimit po i shton keqkuptimet.

Mateo ka treguar se është përpjekur vazhdimisht të flasë me Brikenën për të sqaruar raportin e tyre, por sipas tij, ajo e ka shmangur çdo herë, duke i kërkuar ta lënë bisedën për më vonë.

Ai u shpreh i zhgënjyer nga kjo sjellje, duke theksuar se kishte nevojë të shprehej në moment.

Unë i them, dua të shprehem para se të iki, ajo më thotë ‘flasim nesër’. Mos më kthe përgjigje fare, më lër të flas-tha Mateo gjatë një bisede me Shëndritin.

Nga ana e tij, Shëndriti vuri në dukje se çdo debat mes tyre duket sikur e kthen marrëdhënien në pikën zero, duke e bërë të vështirë ndërtimin e një stabiliteti.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte deklarata e fortë e Mateos, i cili pranoi se kjo situatë po e rëndon emocionalisht.

Kjo më bën të vras veten… këtu është problemi -u shpreh ai, duke treguar nivelin e lartë të stresit që po përjeton.

Ai shtoi se ndihet i injoruar dhe i paqartë për qëndrimin e Brikenës, duke thënë se nuk arrin të kuptojë çfarë ajo dëshiron realisht nga kjo marrëdhënie.

Ndërkohë, Shëndriti u përpoq ta qetësojë situatën, duke sugjeruar se ndoshta një bisedë në mëngjes do të ishte më e qartë dhe më e qetë për të dy.

Megjithatë, duket se kriza mes Mateos dhe Brikenës është larg zgjidhjes, ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten në shtëpinë më të famshme në vend./TAR

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*