Influencerja e njohur, Hati, ka ndarë me ndjekësit një zhvillim mjaft serioz ditën e sotme. Ajo ka publikuar një foto nga ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku ka bërë të ditur se i është drejtuar autoriteteve për të dorëzuar një denoncim zyrtar.
Shkaku i këtij veprimi është një rast i rëndë i manipulimit të imazhit të saj përmes teknologjisë së Inteligjencës Artificiale (AI). Hati ka sqaruar se materialet që po qarkullojnë orët e fundit në rrjet janë tërësisht të rreme dhe të montuara me qëllime të pastra keqdashëse.
Pavarësisht situatës së pakëndshme, ajo ka përcjellë një mesazh të fortë, duke treguar se nuk preket nga këto sulme të ulëta. “Unë e di kush jam dhe nuk më cenon asgjë e tillë,” – ka shkruar ajo, duke qetësuar ndjekësit e saj.


Leave a Reply