Reperi dhe ish-banori i “Big Brother VIP 4”, G Bani, ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me marrëdhënien e tij aktuale me televizionin Top Channel.
Gjatë një bisede me krijuesit e përmbajtjes të “Andale”, artisti ka sqaruar pozicionin e tij dhe arsyen pse nuk është shfaqur së fundmi në ekranin ku nisi rrugëtimin e tij në reality show.
I pyetur nëse ishte zhdukur apo kishte marrë një periudhë pauze nga jeta publike, G Bani e ka mohuar këtë duke theksuar se po vazhdon punën me projektet e tij muzikore.
Megjithatë, ai ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj produksionit dhe shtëpisë mediatike, duke pretenduar se ekziston një barrierë komunikimi mes tyre.
Gjatë intervistës, ai u shpreh saktësisht: “Jo nuk jam zhdukur fare, po bëj muzikë. Ndoshta jam zhduk nga Topi se më ka në listë të zezë. Se janë të zinj.”

Leave a Reply