Edicioni i tretë i Ferma VIP ka nisur zyrtarisht, duke shënuar edhe rikthimin në ekran të moderatores Arbana Osmani.
Megjithatë, një nga emrat më të përfolur para startit të spektaklit, reperi Fero, nuk u bë pjesë e garës, pavarësisht pritshmërive të mëdha.
Sipas burimeve të Prive, ai kishte zhvilluar bisedime konkrete për t’iu bashkuar formatit, madje ishte konsideruar si një nga hyrjet e sigurta. Por në momentet e fundit, marrëveshja nuk është finalizuar për shkak të mosdakordimit në aspektin financiar.
Ndërkohë, spektakli ka nisur me një kast të njohur personazhesh, ku pjesë e aventurës janë emra si Jonida Maliqi, Soni Malaj, Malbora Gurra, Romir Zalla, Akil Varfi, Mimoza Ahmeti, Sara Karaj, Blerina Bajko, Fabiola Elezaj dhe Indri Shiroka.

Leave a Reply