Ledion Liço ndjen konkurrencën! Ky veprim për Arbana Osmanin tregon shumë!

Arbana Osmani ka nisur zyrtarisht sot rrugëtimin e saj të ri televiziv, duke marrë drejtimin e edicionit të tretë të reality show-t “Ferma VIP”.

Ky moment shënon rikthimin e moderatores në ekran pas një shkëputjeje rreth dyvjeçare nga televizioni.

Ajo që ka rënë në sy në këtë ditë të rëndësishme për karrierën e saj, është mungesa e reagimeve nga ish-shtëpia e saj mediatike.

Kur Ledion Liço zëvendësoi Arbanën në drejtimin e BBV, ajo bëri një postim të gjatë mbështetës në rrjetet sociale, ku ndër të tjera shkruante: “Shumë suksese sonte mikut tim të vjetër @mr.ledionlico dhe gocave të mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as always”.

Megjithatë, kjo mbështetje publike nuk i është kthyer mbrapsht ditën e sotme. Moderatorja nuk ka marrë asnjë urim për nisjen e programit, as nga Ledion Liço dhe as nga asnjë person tjetër që punon aktualisht në Top Channel.

Kujtojmë se ky projekt i ri e vendos Arbana Osmanin në një pozicion konkurrence televizive me “Big Brother VIP”, formatin me të cilin ajo u identifikua për një pjesë të madhe të karrierës së saj.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*