‘Incidenti’ i Vis Pupës me valixhen e tij pas hyrjes në Ferma VIP, çfarë gjeti brenda saj?

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka nisur aventurën e tij në reality show-n “Ferma VIP” duke shkaktuar menjëherë të qeshura me situatat e tij spontane që në minutat e para të akomodimit në shtëpi.

Gjatë momentit kur banorët po sistemoheshin në dhomat e gjumit dhe po zbraznin valixhet e tyre, ai është përballur me një situatë komike.

Teksa po nxirrte rrobat nga valixhja e tij pranë krevatit, Vis Pupa ka vënë re sasinë e madhe të veshjeve që kishte me vete dhe e ka kaluar këtë moment me humor, duke ia kaluar “përgjegjësinë” bashkëshortes së tij.

Përballë banorëve të tjerë, ai është shprehur: “Unë kam një problem: Ma ka bërë valixhen gruaja dhe e ka mbush si për veten, m’ka vu shumë.

Kjo situatë e këndshme ka vijuar më tej kur, gjatë kohës që po rregullonte dhe vishte disa prej rrobave të paketuara nga jashtë, aktori ka gjetur papritur edhe disa monedha të mbetura brenda tyre.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*