Katër muaj pa Shpatin, Selvija rrëqeth me dedikimin për të

Tashmë janë bërë katër muaj që kur ikona e muzikës shqiptare, Shpat Kasapi, u nda nga jeta, duke lënë pas një zbrazëti të madhe në botën e artit, por mbi të gjitha, në familjen e tij.

Bashkëshortja e tij, Selvija, e ka kujtuar atë në një mënyrë thellësisht prekëse me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram story. Ajo ka ndarë një fotografi të Shpatit së bashku me djalin e tyre të vogël, Roelin.

Përbri fotografisë, Selvija ka shkruar fjalë zemërthyese që tregojnë dhimbjen e vazhdueshme dhe rëndësinë e Shpatit si baba. “Për botën ishe ylli i skenës, por për Roelin bota ishe vetëm ti!” – shkroi ajo, duke theksuar se roli i tij si baba ishte gjithçka për djalin e tyre.

Postimi vijon me një shënim për kohën që ka kaluar: “4 muaj pa ty por gjithmonë në zemrat tona. Na mungon çdo sekondë, Shpat”. Këto fjalë, të shoqëruara me emoji trishtimi dhe një zemër të thyer, dëshmojnë për mungesën e madhe që familja po ndjen çdo ditë. /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*