Paralajmërohet publikimi i pamjeve të Gjestit nga sherri në Onima

Ekipi ligjor i Onima-s, në krye me Besnik Berishën, ka paralajmëruar publikimin e provave nga momenti kritik kur Gjesti sulmoi studion e shtëpisë diskografike.

“Duke qenë se rasti ka marrë vëmendje të gjerë publike dhe është shoqëruar me interpretime të njëanshme në opinion, e konsiderojmë të domosdoshme të sqarojmë se narrativi i krijuar deri më tani, sipas të cilit “Gjesti” paraqitet si viktimë dhe ONIMA si cenues i të drejtave të tij, është i pasaktë dhe nuk qëndron mbi fakte” thuhet në njoftim të grupit ligjor.

Sipas tyre, ekzistojnë materiale përfshirë videoincizime dhe dokumentacion i plotë mbi historikun e kësaj çështjeje,

“Ky rast tani për tani nuk do të trajtohet në media, por në gjykatë, aty ku faktet peshohen, provat vlerësohen dhe e vërteta merr formën e saj ligjore.

Megjithatë, në ditët në vijim do shpalosim më shumë detaje, të bindur se publiku meriton ta di të vërtetën dhe t’i gjykojë faktet e provat ashtu siç janë” thuhet në njoftim.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*