Ish-konkurrentët e programit televiziv “Përputhen”, Katerina dhe Arnoldi, do të bëhen prindër.
Lajmi i pritjes së ëmbël është konfirmuar përmes një videoje të ndarë në rrjetet sociale, ku Katerina shfaqet në ambientet e një klinike mjekësore duke kryer ekzaminimin me eko për të parë foshnjën dhe për të dëgjuar rrahjet e zemrës.
Faqja zyrtare e programit në Instagram ka publikuar pamjet nga ky moment, duke e shoqëruar videon me shkrimin e saktë:
“Katerina dhe Arnoldi do të bëhen prindër të një fëmije.”
Kujtojmë se dyshja u njoh dhe e nisi rrugëtimin e tyre si çift brenda formatit të “Përputhen”, ndërsa ky zhvillim shënon një kapitull të ri në jetën e tyre personale pas daljes nga programi.

Leave a Reply