Vargu i rrëfimeve pas leximit të zarfit të bardhë nga Vëllai i Madh ka vazhduar me momente emocionuese brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Radhën për t’u përgjigjur pyetjes se cili banor meriton të fitojë çmimin e madh e kishte Mali, i cili ka surprizuar banorët dhe publikun me zgjedhjen dhe argumentin e tij mjaft të ndjerë.
Duke lënë mënjanë strategjitë apo dinamikat e përditshme të lojës, Mali ka zgjedhur të flasë hapur për sfidën personale të të qenit pjesë e këtij formati.
Ai veçoi Stenaldon si personin që duhet të shpallet fitues, duke e cilësuar atë si një shembull të jashtëzakonshëm guximi dhe frymëzimi, jo vetëm për të, por edhe për publikun e gjerë.
Gjatë fjalës së tij përballë banorëve të tjerë, Mali u shpreh:
“Unë mendoj që Big Brother VIP duhet me e fitu Stenaldo për arsyen se kur kam ardhur këtu e kam pasur shumë të vështirë me pranu si sfidë, m’u ka dasht me marr guximin edhe nuk është sfidë e lehtë. Por kur e kam pa Stenaldon… kam menduar për vete se kam guxim, por kur kam pa Stenaldon më ka tregu se ka njerëz shumë më të guximshëm se unë dhe se shumë të tjerë, edhe plus që më ka inspiruar mua, por jam shumë shumë i sigurtë se i ka inspiruar dhe shumë njerëz të tjerë jashtë që me marr vendime dhe hapa siç i ka marrë Stenaldo. Kjo është arsyeja më e fortë që mendoj se Stenaldo e meriton fitoren.”
Ky rrëfim i sinqertë solli një moment mjaft pozitiv në shtëpi, duke theksuar përmasën njerëzore të sfidave brenda izolimit dhe ndikimin që historia e një banori mund të ketë te të tjerët.

Leave a Reply