Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Artani ishte banori i radhës që përfundoi rrugëtimin e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Pas daljes nga shtëpia dhe mbërritjes në studio, diskutimi i tij mori një drejtim tjetër nga ai i zakonshmi.
Në momentin kur opinionisti Arbër Hajdari i drejtoi pyetjen standarde se cili mendon se do të jetë fituesi i këtij edicioni, ish-banori zgjodhi të mos japë një emër.
Ai u përgjigj me një kundërpyetje drejtuar produksionit, duke ngritur pretendime se bileta e tij e fatit ishte zëvendësuar pa dijeninë e tij.
Artani u shpreh ekzaktësisht:
“Jo unë du të të bëj një pyetje: kush ma solli atë të Lori Caffe, kush ma ndërroi aty brenda, biletën e fatit. Sepse më keni nxjerrë gënjeshtar në gjithë Shqipërinë. Tashi a mundeni të ma tregoni, kush ma ndërroi atë aty sepse ishte e grisur, e futa në xhep mas tre ditësh e pashë kjo është lojë. E grisa, por nuk ishte e grisur kur e treguat ju në ekran.”
Përmes kësaj deklarate, ai nënkuptoi se biletën e tij origjinale e kishte dëmtuar me vetëdije gjatë ditëve të para të qëndrimit në shtëpi, ndërkohë që bileta e hapur në ekran gjatë spektaklit rezultoi e paprekur.
Kjo situatë e papritur krijoi habi në studio, duke përfshirë edhe moderatorin Ledion Liço.

Leave a Reply