Gjatë spektaklit të mbrëmshëm në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, liderit të javës iu dha një avantazh i rëndësishëm në lojë.
Rogerti, i cili mban këtë status, pati fuqinë për të dërguar drejtpërdrejt në nominim dy nga banorët. Ai vendosi të dërgojë në televotim Stenaldon dhe Mateon.
Ky vendim ka sjellë reagime të menjëhershme brenda shtëpisë, veçanërisht nga Brikena. Pas përfundimit të transmetimit të “Prime”, ajo ka shprehur hapur qëndrimin e saj kundër këtij nominimi, duke dhënë një deklaratë që u interpretua gjerësisht si një formë presioni ndaj produksionit.
Duke theksuar bindjen e saj se ai nuk do të eliminohet, Brikena deklaroi prerë:
“Mateo nuk ka shanse me dalë, kurrë. Dal dhe unë bashkë me Mateon nëse del ai.”
Kujtojmë se marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës ka qenë një nga dinamikat kryesore dhe më të diskutuara të këtij sezoni.
Pavarësisht ulje-ngritjeve dhe tensioneve të fundit për shkak të afrimitetit fizik mes tyre, kjo deklaratë tregon një mbështetje të hapur të saj në këtë moment kritik të lojës për Mateon.

Leave a Reply