Raporti mes Mateos dhe Brikenës vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes në “Big Brother VIP 5”, duke ecur në një vijë të hollë mes romancës dhe miqësisë.
Ndonëse dyshja ndajnë shpesh momente afrimiteti dhe përqafimesh, një hap më konkret mungon. Vetë Brikena, herë pas here, kujdeset ta përcaktojë lidhjen e tyre përmes ngacmimeve, duke theksuar se ata janë thjesht dy miq të mirë.
Megjithatë, ndërsa ky raport i paqartë analizohet gjerësisht brenda shtëpisë, shikuesit e vëmendshëm të spektaklit kanë filluar të ngrenë aludime për një dinamikë tjetër paralele.
Aktualisht, rrjeti po flet për një afrimitet të mundshëm mes Mateos dhe Selinës, i cili po manifestohet në një formë jo të zakonshme: përmes debateve të vazhdueshme.
Sipas komenteve dhe analizave në rrjetet sociale, përplasjet e shpeshta mes tyre po lexohen nga një pjesë e publikut jo si armiqësi, por si një mënyrë e fshehtë për të kaluar kohë dhe për të mbajtur vëmendjen te njëri-tjetri.
Këto dyshime janë ushqyer edhe më shumë nga një video paralajmëruese e publikuar nga Top Channel për spektaklin e mbrëmjes së nesërme. Në klipin përmbledhës, produksioni ka ngritur hapur pikëpyetjen nëse një tjetër vajzë po kthehet në një pengesë apo po ndërhyn mes Mateos dhe Brikenës.
Kujtojmë se raporti i Mateos me Selinën vjen pas një jave të ngarkuar, ku kjo e fundit ka qenë e përfshirë në debate të ashpra edhe me banorë të tjerë, siç ishte rasti me Juelën dhe Rogertin.
Nga ana tjetër, vetë Mateo vetëm pak ditë më parë i konfirmoi Mirit se ka ndjenja reale për Brikenën, pavarësisht se theksoi që afrimiteti i saj u përdor për të kaluar nominimin.
Mbetet për t’u parë nëse spektakli i radhës do të qartësojë këtë rrjedhë të re të ngjarjeve.



Leave a Reply