Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku tensionet mes banorëve kanë degjeneruar në dhunë fizike.
Protagonistë të kësaj përplasjeje kanë qenë Rogerti dhe Mateo.
Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara, pas një shkëmbimi verbal, Rogerti ka tërhequr me forcë një rrobë që Mateo po e mbante në dorë.
Kjo nuk është hera e parë që Rogerti dhe Mateo përfshihen në debate të forta, por këtë herë situata ka kaluar limitet.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi zyrtar i produksionit ndaj këtij incidenti.
Ky rast ka nxitur reagime të shumta dhe kritika në rrjetet sociale, ku publiku dënon ashpër aktin e dhunës dhe kërkon masa ekstreme ndaj banorit.

Leave a Reply