Ish-finalistja e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka ndarë një mesazh tejet pikëllues me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke kujtuar xhaxhain e saj të ndjerë. Ky i fundit mbeti viktimë e një ngjarjeje tragjike me armë zjarri para pak ditësh në qytetin e Gjakovës.
Përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Kosovë ka shprehur dhimbjen e thellë për këtë humbje të papritur, duke theksuar se kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë me të.
Në mbishkrimin e fotografisë, Elijona ka shkruar fjalë rrëqethëse:
“Plumbat e morën jetën tënde, por kurrë nuk do ta vrasin kujtimin dhe forcën që na le pas. Do të më mungosh gjithmonë dhe kujtimet me ty do t’i mbaj përgjithmonë në zemrën time. U prehsh në paqe agji im”
Postimi mban gjithashtu datën e ngjarjes tragjike, 16.03.2026, një ditë që i ka sjellë një zbrazëti të madhe familjes së saj.


Leave a Reply