Klodi ka reaguar publikisht për humbjen e rëndë që ka prekur familjen e Elijones, duke shprehur ngushëllimet e tij përmes një postimi në InstaStory, shkruan “Kosovarja”.
Ish-banori i BBVK ka ndarë fjalë prekëse për familjen Binakaj, pas lajmit tragjik për vrasjen e familjarit të tyre në Gjakovë.
Në mesazhin e tij, Klodi ka theksuar dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë dhe ka uruar që familja të gjejë forcë për ta përballuar humbjen. Ai ka shkruar: “Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Binakaj. Zoti ju dhëntë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të madhe.”
Ngjarja tragjike ka tronditur opinionin publik, ndërsa reagimet dhe mesazhet e mbështetjes për familjen e të ndjerit kanë qenë të shumta në rrjetet sociale.


Leave a Reply