Zyrtarisht, zbulohet data e nisjes së Ferma VIP 3

Pritjes i erdhi fundi! Një nga reality show-t më të ndjekur dhe të dashur për publikun shqiptar, “Ferma VIP”, është gati të hapë sërish dyert për të nisur edicionin e tij të tretë.

Faqja zyrtare e programit në Instagram ka ndarë së fundmi pamjet e para promocionale, duke shuar kështu kuriozitetin e madh të ndjekësve dhe duke zbuluar datën zyrtare të premierës.

Aventura e re, e cila do të sfidojë personazhet VIP me jetën e vështirë të fshatit, larg luksit dhe komoditeteve, do të nisë transmetimin më 27 Mars.

“27 Mars! Ferma VIP hap dyert. Kush do të qëndrojë deri në fund?” – shkruhet në mbishkrimin e postimit zyrtar.

Tashmë numërimi mbrapsht ka filluar! Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë personazhet e njohur që do të guxojnë t’i bashkohen kësaj eksperience unike këtë sezon dhe si do t’ia dalin ata me sfidat e përditshme të blegtorisë dhe bujqësisë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*