2Ton është reper i njohur me shumë hite në tregun muzikor, i cili jetën e tij private e mban kryesisht larg vëmendjes së publikut.
Ai rrallëherë ndan detaje nga përditshmëria personale, duke preferuar që fokusin ta mbajë te muzika dhe projektet artistike.
Së fundmi, reperi ka bërë një përjashtim duke prezantuar një nga pasionet e tij jashtë muzikës. Ai ka publikuar pamje ku shfaq veturën e tij luksoze, një model nga marka prestigjioze Lamborghini, shkruan “Kosovarja”.
Për 2Ton, kjo është një nga rastet e rralla kur ai vendos të ndajë me publikun një pjesë nga jeta e tij personale.



Leave a Reply