Kiara Tito është vënë në qendër të një sulmi të papritur virtual pas publikimit të reklamës së saj më të fundit si imazh i “Digitalb”.
Në postimin e publikuar kanë vërshuar dhjetëra komente negative, ku përdorues të ndryshëm shpreheshin me fjalë fyese kundër saj dhe vetë kompanisë.
Megjithatë, moderatorja nuk ka qëndruar në heshtje dhe ka vendosur t’i demaskojë publikisht këto mesazhe. Ajo ka zbuluar një detaj të rëndësishëm: komentet duket se janë të blera dhe vijnë nga llogari të rreme.
Siç shihet qartë nga fotografia që ajo ka ndarë në Instastory, profile me emra dhe foto të huaja kanë lënë komente “copy-paste” në gjuhën shqipe si “E shpifur si reklamë” apo “Nuk e prisja që Digitalb merr këto shpifësira”.
E përballur me këtë sulm të organizuar, Kiara ka reaguar me ironi, duke theksuar se dikush po paguan para për të dëmtuar imazhin e saj.
“Call center-at qenkan aktivizuar sonte pas reklamës për Digitalb. Sa lek po harxhoni për këto komentet fake? Më mirë mblidhini dhe bëni ndonjë kurë për të shëruar xhelozinë mos i çoni dëm kot,” – ka shkruar Kiara krahas pamjeve, duke e mbyllur këtë situatë me një mesazh të drejtpërdrejtë për “ziliqarët”.


Leave a Reply