Raporti i tensionuar dhe debatet e vazhdueshme mes Mirit dhe Selinës mbeten në qendër të vëmendjes në “Big Brother VIP Albania”.
Gjatë spektaklit të djeshëm, dinamikat e tyre të ndërlikuara u ndoqën me lupë jo vetëm nga publiku, por edhe nga ish-banorët e formatit, të cilët nuk i kursejnë analizat e tyre.
Aktori i njohur dhe ish-finalisti i këtij formati, Jul Deda, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një detaj mjaft interesant që i ka tërhequr vëmendjen gjatë transmetimit live.
Përmes një postimi në Instastory, Juli ka vënë në dukje një model sjelljeje të Selinës, duke ngritur një pyetje retorike për publikun:
“E keni vënë re, që sa herë flet Miri, hidhet me shpejtësi Selinë. Si shpjegohet ky reagim?” – shkruan aktori.
Më pas, Juli ka dhënë vetë përgjigjen dhe përfundimin e tij rreth kësaj situate, duke “goditur” hapur strategjinë e banores. Sipas tij, reagimet e saj të menjëhershme dhe të vazhdueshme ndaj Mirit tregojnë një varësi të pastër në lojë.
“Përfundimisht, ajo nuk luan dot pa atë, se po të ishte ndryshe do ta kishte injoruar,” – përfundon ai.
Ky vëzhgim i Jul Dedës thellon edhe më shumë dyshimet e një pjese të publikut, të cilët mendojnë se Selina po e përdor debatin me Mirin si të vetmen mënyrë për t’u faktorizuar dhe për të qëndruar e rëndësishme në shtëpi.


Leave a Reply