Rogerti godet fizikisht Gimbon, pritet përjashtimi i tij? (VIDEO)

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” kanë arritur kulmin dhe këtë herë banorët kanë kaluar vijën e kuqe, duke thyer rregullin më të rëndësishëm të formatit: tolerancën zero ndaj kontaktit fizik!

Protagonistët e këtij incidenti të rëndë janë bërë Rogerti dhe Gimbo, një përplasje që pritet t’i kushtojë shumë shtrenjtë njërit prej tyre.

Sipas pamjeve të transmetuara që tashmë po bëjnë xhiron e rrjetit, dyshja është përfshirë në një debat mjaft të ashpër dhe me tone të larta. Situata ka degraduar kur Gimbo i është afruar shumë pranë Rogertit, duke i qëndruar “fytyrë më fytyrë”.

Në këtë moment tensioni dhe gjaknxehtësie, Rogerti nuk është përmbajtur dot dhe ka reaguar fizikisht, duke i goditur me forcë dorën Gimbos me dorën e tij.

Kujtojmë se një veprim thuajse identik, ku u godit dora gjatë një debati ballë për ballë, u bë nga Marko ndaj Shendritit. Atëherë, “Vëllai i Madh” nuk e toleroi aspak gjestin dhe e përjashtoi Markon pa asnjë hezitim.

Mbetet për t’u parë nëse Rogerti do të ketë të njëjtin fat mbrëmjen e sotme!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*