Të gjithë e mbajmë mend si djaloshin e vogël që dikur pushtonte skenat duke kënduar krah Adrian Gaxhës.
Por vitet kanë kaluar shpejt dhe Floriani tashmë ka ndërtuar një jetë krejtësisht të re, duke preferuar të qëndrojë në hije dhe larg vëmendjes mediatike.
Pa asnjë zhurmë dhe në privatësi të plotë, artisti i dikurshëm ka krijuar familjen e tij. Ai ka përjetuar ndjesinë e prindërimit jo një, por plot dy herë, ndërkohë që publiku nuk ka ditur gjë.
Fillimisht, jeta e tij ndryshoi me ardhjen në jetë të vajzës, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajla.
Ndërsa në nëntor të vitit të shkuar, familja u zgjerua edhe me një djalë. Kështu, Floriani, që projektin e fundit e ka rreth tre vite e gjysmë më parë, sot po shijon në maksimum këtë kapitull të ri të jetës si prind, duke lënë pas zhurmën e dikurshme televizive. /Prive By Liberta Spahiu/

Leave a Reply