I bëri këngën virale, Labi e falenderon kështu Elijonën

Labinot Tahiri, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për dy nga ish-banorët e formatit “Big Brother VIP”, Elionën dhe Kushtrimin. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Labi i ka falënderuar ata publikisht pasi kënga e tij “Zemra e re” mori një vëmendje të jashtëzakonshme dhe u shndërrua në hitin viral të momentit.

“Këtë këngë e bëra para tre viteve pa klip, me një tekst nga i mrekullueshmi Ilir Berani,” – ka shkruar Labi. Ai tregoi se ndonëse e ka kënduar shpesh nëpër eventet e tij, e kishte lënë si një projekt pa i bërë sponsorizime apo promovime të mëdha.

Megjithatë, suksesi i vërtetë dhe i papritur erdhi falë formatit televiziv dhe mbështetjes së dyshes. Labi e ka quajtur këtë sukses një “dhuratë” dhe u tregua mirënjohës për dashurinë që publiku dhe fansat e Elionës dhe Kushtrimit i dhanë projektit të tij. “A s’është kjo një dhuratë nga Zoti që Eliona ma bëri edhe më virale këtë super hit? Pa dyshim që ju jam falënderues që ma kanë kënduar këngën afro 90 ditë, çdo ditë,” – theksoi ai në postim.

Këngëtari e mbylli dedikimin e tij me një falënderim të përzemërt, duke përdorur edhe gjuhën gjermane: “Vielen Danke Eliona dhe Kushtrim. Me dashuri, Labi”. Falë këtij promovimi krejtësisht spontan brenda shtëpisë, kënga “Zemra e re” po shijon një sukses të dytë dhe po dëgjohet kudo. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*