Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, duket se po bëhet gati për një rikthim të fuqishëm në tregun muzikor këtë sezon veror. Përmes një postimi të fundit në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka ndarë me ndjekësit planet e saj të afërta.
Duke publikuar një fragment nga videoklipet e saj të mëparshme, Fjolla u ka dërguar një mesazh të qartë fansave të saj.
“Ju përshëndes me hitet e mia dhe jam duke punuar për super hite të reja. Këtë verë do ta djeg,” – ka shkruar këngëtarja në Instastory.
Ajo nuk ka dhënë detaje specifike se me kë po bashkëpunon apo datën e saktë të publikimit, por ka theksuar se muzika e re po vjen “shumë shpejt”. Entuziazmi i artistes premton se vera e këtij viti do të sjellë projekte mjaft ritmike dhe të nxehta për publikun.
Mbetet për t’u parë se çfarë surprize muzikore po përgatit Fjolla Morina për rikthimin e saj. /Prive By Liberta Spahiu/

Leave a Reply