Shumë pak e njohin! Kjo është gruaja e Ed Manushit

Edi Manushi njihet si një nga figurat e ekranit që e mban hermetike jetën private, por këtë herë ai është shfaqur krah bashkëshortes, Daniela Kalaja.

Kjo dalje e rrallë e çiftit, pas plot 26 vitesh martesë, u nda nga moderatori Flori Gjini në rrjetet sociale, duke paralajmëruar praninë e tyre në emisionin e tij online “Real People”.

Por kush është fiks gruaja e Manushit? Daniela është pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale, ku ligjëron lëndën e gjinisë.

Profesioni i saj reflektohet thellë edhe në punën e moderatorit, pasi Daniela është kritikja kryesore që e shtyn të përmirësojë vazhdimisht trajtimin e grave dhe t’u lërë hapësirën e duhur bashkëprezantueseve në televizion.

Një pamje e re dhe shumë e veçantë e dyshes jashtë kornizave të zakonshme.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*