Puthje në buzë! Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kapen mat në club (VIDEO)

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula janë filmuar duke u puthur në një club në Paris. Dyshja janë fotografuar mbrëmjen e djeshme në Circoloco Paris, teksa kërcenin, këndonin dhe përqafoheshin së bashku.

Në pamjet që kanë mbërritur në redaksinë e Anabel, ata shfaqen mjaft të afërt, duke konfirmuar dyshimet që prej kohësh qarkullojnë se mes tyre mund të ketë më shumë sesa një raport profesional.

Prej disa kohësh, Xhensila dhe Ledri janë pjesë e të njëjtit menaxhim, atë të Faton Shoshit, ndërsa kanë sjellë edhe disa bashkëpunime muzikore së bashku.

Pas kapitujve të mëparshëm në jetën personale, duket se të dy kanë lënë pas të shkuarën dhe, të paktën nga sa tregojnë këto pamje nga Circoloco Paris, mund të kenë gjetur njëri-tjetrin./Anabel/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*