‘Kur del jashtë e kallim’, Gjesti uron Gimbon për dasmën me Selin

Mbrëmjen e djeshme, shtëpia e “Big Brother VIP Albania” u përfshi nga një atmosferë e ngrohtë dhe festive, pasi u mbajt “dasma” e Selin dhe Gimbos.

Kjo ceremoni e improvizuar brenda BBVA, tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe ndjekësve të formatit.

Në rrjetet sociale reagimet për çiftin ishin të shumta, por ai që nuk mund të mungonte ishte komenti i Gjestit.

Duke qenë se të gjithë e dinë raportin e tyre të ngushtë dhe faktin që Gimbo është DJ i tij i pandashëm në çdo koncert, fansat kanë pritur me interes batutën e artistit për këtë “dasmë”.

Përmes një komenti në profilin e Gimbo-s në Instagram, Gjesti i ka lënë një urim plot sportivitet dhe mbështetje.“Urimeeeeeee urimeeee, kur del jasht e kallim qysh duhet Dasmen puqi”, shkruan këngëtari, duke i premtuar kështu mikut të tij një festë të vërtetë dhe të madhe sapo të përfundojë rrugëtimin e tij në reality show.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*