Çka tha Gimbo pak para dasmës me Selin?

Sonte në shtëpinë e Big Brother ka dasmë!

Çifti i përzgjedhur për t’u kurorëzuar janë DJ Gimbo dhe Selin.

DJ Gimbo si duket po e përjeton këtë moment me emocione të mëdha. Teksa ka folur në Dhomën e Rrëfimit për “martesën” me Selin, ai nuk i ka fshehur ndjesitë e forta.

“Është diqysh një emocion, një ndjenjë krejt ndryshe,” u shpreh ai me sinqeritet, duke u futur plotësisht në rol. Për ta mbyllur rrëfimin e tij, ai shtoi: “DJ Gimbo po bëhet burrë!”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*