Alessio është një nga banorët e këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania” dhe njihet si një ndër modelët e parê shqiptare që ka ndërtuar karrierë në këtë fushë.
Në një intervistë të dhënë më herët, ai kishte zbuluar se emri i tij i vërtetë nuk është Alessio, por Afrim. Ky detaj kishte surprizuar një pjesë të publikut që e njihte vetëm me emrin artistik.l, shkruan “Kosovarja”.
Sipas tij, emrin Alessio e ka zgjedhur në nder të shokut të tij të ngushtë, i cili kishte ndërruar jetë dhe mbante këtë emër. Për modelin, ky ka qenë një mënyrë për ta kujtuar dhe për ta mbajtur gjithmonë pranë në jetën dhe karrierën e tij.


Leave a Reply