Mos e kërkoni më Benitën! Ish-banorja ‘zhduket’ nga rrjetet sociale

Një situatë e papritur ka shqetësuar ndjekësit e Benita Zenës, ish-banores së Big Brother VIP Kosova.

Gjatë orëve të fundit, llogaria e saj zyrtare në Instagram, ku ajo numëronte mijëra ndjekës, rezulton plotësisht e zbrazët dhe e paarritshme.

Shumë fansa që kanë tentuar të vizitojnë profilin e saj janë përballur me mesazhet “User not found” dhe “No posts yet”.

Kjo ka ngritur menjëherë dyshimet se bukuroshja mund të ketë rënë pre e një sulmi kibernetik (hakimi), duke humbur aksesin në faqen e saj zyrtare.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e Benitës përmes kanaleve të tjera, për të ditur nëse bëhet fjalë vërtet për një vjedhje të llogarisë nga persona të paautorizuar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*