Situata e nxehtë dhe tejet e rrezikshme në Lindjen e Mesme ka prekur drejtpërdrejt edhe figurat e showbiz-it shqiptar. Ndërkohë që bota po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit dhe sulmet që kanë përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë orëve të fundit, fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, ka mbetur i bllokuar në Dubai. Me hapësirën ajrore të mbyllur tërësisht dhe aeroportin e paralizuar pas raketave të lëshuara mbi qytet, kthimi në shtëpi për momentin është një mision kategorikisht i pamundur për të.
Për të qetësuar ndjekësit e tij të shumtë që e kanë mbytur me pyetje e thirrje, Driloni ka ndarë një videomesazh të drejtpërdrejtë. Ai shpjegoi se, pavarësisht situatës kaotike dhe “punës së luftës” që po ndodh atje, gjendja e tij fizike është e mirë dhe është i sigurt. Boksieri ndau një detaj të frikshëm nga vendngjarja, duke rrëfyer se sapo kishin parë një raketë në qiell dhe se forcat e sigurisë i kishin detyruar të gjithë njerëzit që ndodheshin duke ecur në rrugë të ktheheshin urgjentisht nëpër dhoma.
“Mos u bëni merak. Jam duke marrë shumë mesazhe po mirë çdo gjë. Jam në Dubai për fat të keq, por nuk është që po merren vesh gjërat fort këtu. Puna e luftës. Ne sapo pamë një raketë dhe i çuan njerëzit që kishin dalë për të ecur në shtëpi. Jemi duke pritur. Nuk ke as të drejtë të kthehesh. Krejt aeroporti është mbyllur po jemi mirë, mos u bëni merak,” u shpreh ai në adresimin e tij për publikun.
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait ka pezulluar çdo operacion pas rrezikut të lartë dhe ka dëme të raportuara nga mediat ndërkombëtare, duke lënë mijëra udhëtarë të bllokuar nëpër hotele. /Prive By Liberta Spahiu
https://rumble.com/shorts/v76g8zu


Leave a Reply