Alba Pollozhani ka emocionuar ndjekësit me një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ku ka falënderuar publikisht të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të saj.
Në mesazhin e saj, ajo shprehet mirënjohëse për çdo votë, mesazh dhe fjalë inkurajuese, duke theksuar se mbështetja e publikut ka qenë forca që e ka ndihmuar të mos dorëzohet në momentet më sfiduese.
“Ju nuk më keni dhënë vetëm mbështetje, më keni dhënë krahë për të mos u dorëzuar kurrë”, shkruan ajo ndër të tjera, duke shtuar se çdo sfidë e ka bërë më të fortë.
Alba u shpreh krenare për rrugën që ka bërë deri tani, ndërsa theksoi se ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri. Ajo inkurajoi ndjekësit që të jenë gjithmonë vetvetja, të mos ulin kokën për askënd dhe të luftojnë për ëndrrat e tyre pa frikë.
Postimi i saj ka marrë mijëra reagime dhe komente pozitive nga fansat, të cilët vazhdojnë ta mbështesin fuqishëm në çdo hap të saj.



Leave a Reply